Mediumi spanjoll, AS raporton se Real Madrid tani planifikon të transferojë Erling Haalandin pas dy vitesh, duke aktivizuar klauzolën e largimit prej 150 milionë euro në kontratën e tij me Manchester Cityn.
Është një klauzolë që Haaland e ka përfshirë në marrëveshjen e tij me Cityn, sepse ai mbetet i hapur për t’u bërë lojtar i Madridit në një moment të karrierës së tij.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez theksoi se synimi i Madridit ishte gjithmonë të nënshkruante Mbappé këtë verë dhe Haaland në 2023 sa më shpejt.
“Los Blancos” i kishin kërkuar 21-vjeçarit të priste edhe një vit përpara se të largohej nga Borussia Dortmund, por vendosmëria e lojtarit për t’u transferuar këtë verë e bëri atë të zgjedhë një kalim në Etihad Stadium.
Real Madridi nuk është në nxitim për të nënshkruar me Haaland, sepse pas dy vitesh ai do të jetë ende vetëm 23 vjeç.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...