Nesër Federata e Futbollit të Kosovës do ta mbajë kuvendin zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari për një mandat katërvjeçar.
Ngjarja do të mbahet në hotelin Emerald prej orës 11:00.
Kandidat i vetëm në këtë garë është kryetari aktual Agim Ademi.
Për të hyrë në garë kishte aplikuar edhe Gramoz Vokrri, por që i është pamundësuar garimi për shkak se nënshkrimet e disa prej delegatëve ishin shpallur të pavlefshme nga kjo federatë.
Vokrri e kishte paditur FFK-në në gjykatë me pretendimin se mbajtja e kuvendit zgjedhor është i jashtëligjshëm.
Por, të hënën Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin ku e konsideron të ligjshme kuvendin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit