​Khelaifi zbulon detaje interesante mbi rikthimin e Neymar te Barcelona

10:46 | 7 Qershor 2021

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi ka zbuluar se Neymar nuk dëshironte të kthehej në Barcelonë në vitin 2019, përkundër

Neymar u bashkua me PSG-në në vitn 2017 por mendohej se ishte i pakënaqur fillimisht pasi u trensferua në Francë për një shifër rekorede prej 222 milionë pasi kjo ishte edhe klauzola e lirimit të rij.

Ylli brazilian megjithatë e konfirmoi besimin e tij ndaj PSG-së duke nënshkruar një marrëveshje të re që zgjat deri në vitin 2025 dhe Al-Khelaifi pretendon se ai kurrë nuk donte të shkonte prapa në “Camp Nou”.

“Barcelona gjithmonë donte të merrte Neymarin përsëri, nuk është sekret,” tha Al-Khelaifi për L’Equipe. “Por a dëshironte Neymar të shkonte? Jo.”, tha ai.

“Është e vërtetë që përshtatja e tij me Parisin dhe Francën ishte ende e paplotësuar, por telefononi atë dhe ai do t’ju tregojë sa i lumtur dhe i përmbushur është sot.”

“Siç e thashë në atë kohë, nuk dua që lojtarët të na bëjnë një nder duke nënshkruar për PSG-në. Unë dua lojtarë që janë krenarë të mbrojnë ngjyrat tona. Klubi është mbi çdo lojtar, kushdo qoftshin ata. Ne duam lojtarë që luftojnë, që japin gjithçka që kanë, që duan të qëndrojnë këtu.”

“Unë rregullisht lexoj thashetheme si ‘ky lojtar dëshiron të largohet’ dhe pyes veten se si mund të dalin lajme të tilla të rreme.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara