Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës zonën e quajtur Shën Andreas, në afërsi të Gjirit të Gramës zonë që lidhet me Palasën.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.
Dy mjete zjarrfikëse nga Orikumi dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur.
Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.
Sipas burimeve nga zjarrfikësja, shpresohet që brenda orëve të natës zjarri të vihet nën kontroll./Abcnews
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...