“Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet. Të tjerë e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që po e vënë në zbatim“, pati deklaruar më 26 Gusht 2020 kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Për këtë deklaratë, opozita dhe qeveria shqiptare kanë qenë në dijeni para se Mitsotakis ta deklaronte në Parlamentin grek.
Kjo është konfirmuar për herë të parë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një lidhje direkte për “Opinion”, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita dhe qeveria në Tiranë ishin vënë paraprakisht në dijeni të deklaratës së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.
Sipas Berishës, ishin njoftuar nga vetë pala greke, një praktikë normale kjo mes dy shteteve.
“Gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte para jush si Kryeministri i dajres dhe kazanit. Qeveria greke ka notifikuar para deklaratës autoritetet shqiptare të dy krahëve, të pozitës dhe opozitës. Padiskutim që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është praktikë normale e civilizuar dhe etike. Dhe këtë pala greke e ka përmbushur plotësisht. Tjetër punë se pala shqiptare fut kokën nën jorgan dhe thotë smë ka njoftuar”.
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...