Kreu i PD, Sali Berisha, vijon konferencat e përditshme me gazetarët pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Edhe këtë të enjte, ai tha se këto zgjedhje ishin një farsë elektorale.
Ai nënvizoi se ka shembuj të panumërt që faktojnë ndërhyrjen në votën e diasporës në Greqi dhe Itali.
“Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por në mijëra e mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistë të dërguar nga Tirana, punonjës apo ish-punonjës të ambasadave, dhe sollën një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.
Ai shtoi se të enjten do të paraqesë listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara në zgjedhjet e 11 majit./euronews.al
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit