Policia italiane ka identifikuar shtetasin shqiptar që gjatë ditës së dielë ( 20.09.2020) iu bë një atentat në plazhin e Torvaianicas.
Sipas raportimeve të mediave italiane, shtetasi shqiptar i identifuar ishte Selavdi Shehaj, 38 vjeç, i cili ishte shoqëruesi i pronarit të plazhit “ Bora Bora Beach” në Torvaianica.
Shehaj sipas policisë ishte një person me precedentë penalë, pasi sapo kishte mbaruar dënimin e një arresti shtëpiak por që më parë kishte qenë i dënuar për trafik të lëndeve narkotike.
Hetimet e karabinierëve janë të përqendruar në këtë pikë, nga kaluara e tij e errët.
Ngjarja:
Dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 të së dielës sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.
I lënduari u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë