Një tjetër shtëpi bari është zbuluar nga policia e Tiranës. Uniformat blu kanë zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 38-vjeçari A.K., dhe 23-vjeçari L.Z. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./lapsi.al/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Turqia do të jetë garantuese për furnizimin e Hungarisë me g...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...