Identifikohen dy shqiparet, pjese e bandes se trafikanteve qe u godit dje nga policia italiane, e cila arrestoi pas nje operacioni 20 persona.
Sipas mediave vendase, operacioni u krye midis tre shteteve, Italisë, Spanjës dhe Austrisë.
Këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete.
Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë. Dy shqiptaret jane identifkuar si Harient Helmi 22 vjec dhe Leonardo Staka, 26 -vjec.
Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive dhe dyshimet janë se pronat e tyre mund të llogariten deri në 1 milion euro pasuri, shkruan Panorama.
Policia ben me dije se ata kishin role te qarta ne trafik, ne shperndarjen e droges dhe ne ndarjen e zonave. Kryesisht droga ndahej prane shkollave, ne bare dhe zakonisht ne festat e cmendura te te rinjve, madje edhe ne limuzina.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...