Është zbardhur ngjarja e mbrëmshme në Tiranë ku mbeti i plagosur një person me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në një lokal ndërkohë bëhet e ditur se është arrestuar pronari i lokalit Laert Hita dhe është shpallur në kërkim një person tjetër 50 vjeçar.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”.
Arrestohet shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.
Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin :
– Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën