Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjes e së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së dielës, në oborrin e shtëpisë së tij dhe në prani të djalit.
Beni Arshiaj sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar fugonin kur u vra dhe makina ishte ende e ndezur kur mbërriti policia.
Viktima ishte pa precedentë penalë, dhe nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas dëshmitarëve disa plumba u qëlluan drejt tij, por një prej tyre rezultoi të ishte fatal duke e kapur në kokë. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona të largohen nga vendngjarja me skuter, ndërsa policia është ende duke bërë hetime.
Mediat italiane bëjnë të ditur se lagjja Oratorio është tronditur. Në rrjetet sociale famullitari shkroi: “Tingulli i gëzueshëm i kambanave u përzje me shpërthimin e ftohtë të të shtënave vdekjeprurëse”. /Telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...