Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi në një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora News lidhur me lajmin se Holanda ka bllokuar zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Basha tha se Rama sa herë që ka lajme të këqija fshihet pas “komitetit” duke ironizuar kryeministrin.
“Patjetër që edhe për këtë fajin e ka Komiteti. Përgjegjësinë e ka Komiteti. Kur ka lajme të këqija, Edi Ramën e keni në piknik, fajin e ka Komiteti. Kësaj radhë e ka fajin Komiteti holandez.
Debati ka qenë shumë i gjatë dhe prononcimi edhe i qeverisë edhe i Parlamentit holandez përfshin të gjitha problemet. Përfshin edhe problemin e mos-hetimit të krimeve, të funksionarëve të lartë. Atë e ke edhe në Twitter-in e Omtzigt-it, edhe krimet elektorale janë diskutuar në parlamentin holandez. Por pak rëndësi ka sepse shqiptarët e prisnin. Rëndësi ka konkluzioni i kësaj.
Lajm i mirë është se nuk ka shqiptar mos ta kuptojë më që pengesa e vetme për hyrjen e Shqipërisë në Europë është Edi Rama dhe kjo është një patentë sjellje. Ju e mbani mend kur do futeshim në NATO bëri demonstrata. Kur do hiqnim vizat çoi letër në Bruksel mos u hiqni vizat shqiptarëve se do ju vijnë azilantët.
Kur ishte puna për të marrë statusin e vendit kandidat bllokoi 3 ligjet në parlament dhe tani ka vit pas viti që hap shampanjë kot ndërkohë që ne vetëm na shtohen kushtet ishin 3 u bënë 5, u bënë 7, u bënë 9, tani janë 15 kushte” – tha Basha.
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni