Vetëm 14% e austriakëve janë dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë shifër e ka publikuar një prej gazetave më të vjetra në Austri, “DiePresse”, bazuar tek një sondazh i fundit i kryer.
Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga Gesellschaft für Europapolitik – Shoqëria për Politikë Europiane, në muajin prill, kjo përqindje ishte 35. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, vetëm 20% e të anketuarve janë shprehur dakord në korrik për anëtarësimin e saj në BE, një rënie me 6% krahasuar me rezultatet e sondazhit të realizuar në prill të këtij viti, shkruan lapsi
Austria gjithmonë ka qenë një mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë, si dhe historikisht ka qëndruar krah vendit tonë që nga shpallja e Pavarësisë. Sipas “DiePresse”, ajo që befason më shumë në reagimin publik është se, pavarësisht linjës së pandryshuar të politikës austriake, tashmë që dy shtetet nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pëlqimi për përfshirjen e tyre në union – një gjë që parashikohet të ndodhë pas një dekade – ka pësuar rënie.
“DiePresse” konsiderohet si një ndër gazetat më të mëdha në Austri, që ka nisur botimet në vitin e largët 1848.
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...