Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj thekson se 1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit të kryeqytetit.
Teksa solidarizohet me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin.
“1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit! 1 në 30 – po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve! Çdo herë e më pak, e sa më pak aq më dhunshëm! Solidaritet i TR me policët e plagosur! Mirënjohje”, shkruan Veliaj ./TCH/
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...