Krahas ndihmës emergjente me veshje, ushqime për të gjithë të prekurit nga tërmeti Bashkia e Tiranës do të nisë menjëherë nga puna për të nxjerrë nga arkiva dosjet për të gjitha pallatet e ndërtuara kryesisht në vitet ’90, për t’i ardhur në ndihmë Institutit të Ndërtimit gjatë procesit të evidentimit të pasojave nga tërmeti dhe riparimit të tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se institucioni që ai drejton do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të proceduar edhe më shpejt gjithë inspektimet për ndërtimet e prekura nga tërmeti.
“Ne do të fillojmë një tjetër operacion në Bashkinë e Tiranës. Do të nxjerrim të gjitha arkivat e pallateve kryesisht të viteve ‘90. Janë ndërtime që kanë ndodhur në vitet e tranzicionit. Nuk kemi pasur probleme me ndërtime solide dhe të kontrolluara, por me ndërtime ku është shtuar edhe ndonjë kat, po është zgjeruar një çikë edhe hapësira. Nuk po i hyj asaj si bëheshin pallatet në vitet ‘90 dhe me çfarë kontrolli, por ajo që do të bëjmë është që do nxjerrim gjithë fashikujt.
Qytete të tjera të ngjashme me ne janë rrafshuar në tërmete të kësaj natyre, por fatmirësisht Tirana kësaj i mbijetoi. Por duke nxjerrë fashikujt, do t’ia bëjmë më të lehtë punën çdo inspektori që do të vijë nga Instituti i Ndërtimit.
Aty ku ndërtuesi, konstruktori, arkitekti inxhinieri është gjallë, është në Tiranë, mund të japin një dorë për të proceduar më shpejt gjithë inspektimet”, theksoi Veliaj teksa kontribuoi me ndihma ushqimore dhe veshje në pikën e grumbull. Kreu i Bashkisë tha se do të përgatitjet dosjet që secili të dijë ekzaktësisht se si janë ndërtuar këto pallate të vjetra.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...