Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Kotë – Vlorë rreth orës 14:45. Viktima ishte pasagjer në automjetip tip Mitsubishi që drejtohej nga 55-vjeçari me iniciale Ç.S.
Makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga në vendin e quajtur “Shkalla Mavrovë”. Pasagjeri 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në urgjencë, por ndërroi jetë më vonë në spital.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...