Një shqiptar në Pieve di Soligo të Italisë ka humbur jetën pasi u infektua me variantin Delta të Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se viktima është 39-vjeçari Nikolin N., baba i një fëmije. Shqiptari u infektua me variantin Delta të Covid-19. Ndërsa shtypi vendas shkruan se 39-vjeçari nuk ishte i vaksinuar.
Pas infektimit, Nikolin N. u karantinua sipas të gjitha protokolleve mjekësore. Shenjat e para ishin ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë shpejt brenda pak ditëve. Por pavarësisht mjekimit, Nikon N. humbi jetën për shkak të pneumonisë akute.
Dyshohet se 39-vjeçari ishte infektuar gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Për ndarjen nga jeta të shqiptari ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Pieve di Soligo.
“Jemi shumë të trishtuar për humbjen e bashkëqytetarit tonë. Ai ishte integruar mirë në komunitet dhe ishte i dashur nga të gjithë. Fakti që vdiq në moshë kaq të re na trishton shumë”, është shprehur Stefano Soldan. /tvklan.al/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...