Vdekja e 17-vjeçarit dhe 32-vjeçares nga COVID, reagon Rakacolli

19:23 | 22 Shkurt 2021

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur ditën e sotme për vdekjen e 17-vjeçarit dhe të 32-vjeçares, të cilët ishin të infektuar më COVID-19.

Rakacolli tha në Report Tv se të dyja humbjet ishin të rënda dhe për mjekët gjithashtu, teksa theksoi se stafi spitalor ka bërë të pamundurën.

“Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 17-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi”, tha Rakacolli.

Kujtojmë që ditën e sotme një 17-vjeçar dhe një 32-vjeçare humbën jetën si pasojë e COVID-19. I riu prej më se një jave ishte i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’, teksa bëhet me dije se ai kishte pasur komplikacione. Edhe 32-vjeçarja nga Elbasani ka ndërruar jetë nga COVID-29, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Shqipëri: 15 të vdekur dhe 1039 persona të infektuar me COVID-19

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara