2 persona janë shoqëruar nga policia duke dalë nga PD. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka sjellë pamje nga momenti i shoqërimit të 2 mbështetësve të Bashës që ishin brenda selisë blu.
Më herët lidhur me protestën e dhunshme në selinë blu janë shoqëruar 25 protestues, shumica përkrahës të berishës. 8 prej tyre ndodheshin brenda selisë se Partisë Demokratike.
Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë, gjatë protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Prej orës 13:00 ekspertet ligjore po grumbullojnë provat materiale të lëna pas nga dhuna si edhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike. Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat.
Protesta u mbyll pas 3 orësh, ku pati akte të shumta dhune. Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.
Në reagimin e tij të parë Basha tha se Sali Berisha me atë që ai e quajti organizata e tij terroriste dështuan në tentativën për të uzurpuar Partinë Demokratike. Sot, theksoi kreu i PD u ndanë përfundimisht nga “Berisha dhe berishizmi”.
Në një deklaratë nga selia blu, Basha tha se Berisha u braktis sot nga demokratët dhe se sot ka pasur ditën e tij të fundit politike në Shqipëri. Basha tha se asnjë prej objektivave të vendosura nga ish-Kryeministri nuk u realizuan.
Për Berishën protesta e sotme bëri dallimin mes opozitës së vërtetë dhe pseudoopozitës. Ai paralajmëroi Bashën duke thënë se nuk do ta shpëtojë as vrima e miut.
Ish-Kryeministri Berisha thotë se protestat do të vazhdojnë. Basha mohoi që ai personalisht të kishte kërkuar këtë të shtunë ndërhyrjen e policisë në kohën kur situata në protestën para selisë blu, u përshkallëzua. Megjithatë, Basha ripërsëriti se vonesa e policisë për të ndërhyrë ishte si pasojë e planit të Sali Berishës dhe Edi Ramës, për të uzurpuar Partinë Demokratike. Nga ana tjetër e njëjta akuzë për bashkëpunim me Ramën u bë nga Berisha për Bashën.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...