Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, të cilat raportojnë se qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar.
Sipas të njëjtave burime, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.
Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.
Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash. Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre./euronews
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...