Pak ditë pasi mori detyrën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë edhe urdhrin e tij të parë, ku u kërkon 13 mijë punonjësve të policisë të zbatojnë me rigorozitet orarin e punës dhe kodin e veshjes.
“Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë. Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhins në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”./lapsi/

Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...