Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon të replikojë me komentuesit në rrjetet sociale lidhur me uljen e çmimit të energjisë. Së fundmi, ai e ka konsideruar këtë ulje historike, duke thënë se ndihet krenar.
Rama ka theksuar se brenda 2030 do të arrijnë në 30%.
Sipas Ramës, sot jemi të parët në rajon për prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset.
“Mirëmëngjes nga Partia Socialiste! Kjo është një legjendë mediatike dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë, kur ka reshje të bollshme. Pra, dhe vetëm 65% në një vit të thatë. Por ne do ta prodhojmë energjinë për nevojat tona, brenda vitit 2030.
Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike për faktin se është e para ulje në 35 vjet. Edhe e para ulje që është bërë në këtë krizë të botës pas uljes në Ukrainë.
Është 10.5% ulje dhe jam shumë krenar që arritëm këtë kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës. Kemi bërë shumë më tepër seç kishim, nga koha e komunizmit siç thuhet. Brenda 2030 do të arrijmë në 30%. Sot jemi të parët në rajon për prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset.
Ky është çmimi më i ulët i energjisë dhe jam shumë krenarë për këtë. Ne nuk e prodhojmë për nevojat tona energjinë dhe kjo është një legjendë siç e shpjegova pak më parë. Ndërsa, po kemi bërë shumë më tepër seç kishim nga koha e komunizmit. Sot 10% të prodhimit të energjisë e kemi nga dielli, ishim 0 para disa vitesh dhe brenda 2030 do të arrijmë shumë me energjinë”, tha Rama.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...