Një person, i cili mashtroi një tjetër duke u hequr si shitës automjetesh, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për mashtrim.
Bëhet fjalë për shtetasin D.L., i cili ka mashtruar shtetasin D.B. si shitës automjetesh. Sipas dëshmisë së viktimës së skemës, ai e ka njohur të pandehurin në “Facebook” dhe i është prezantuar si shitës automjetesh.
Ai ka rënë dakord me të dhe ka porositur tre automjete tek i pandehuri, i cili i kishte thënë se do të vinin nga Italia me gjysmën e çmimeve që shiteshin në treg. Kështu, kallëzuesi i ka dhënë 2300 euro të pandehurit dhe janë nisur drejt doganës së Vorës ku po prisnin mjetet.
Në një moment, i pandehuri i ka thënë kallëzuesit se duhet të largohej se kishte nënën sëmurë dhe më pas nuk u bë më i gjallë. Për këtë arsye, kallëzuesi bëri padi ndaj tij. /Panorama/
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...