U lëndua gjatë tërmetit 6.6 ballë, vjen lajmi i mirë për 14-vjeçarin nga Fieri

23:00 | 4 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

14-vjeçari shqiptar, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, por edhe ishullin grek Samos, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e jep Ambasada Shqiptare në Athinë e cila ka publikuar një foto të Enriko Manes nga spitali.

Sipas asaj që poston ambasada në faqen e saj në Facebook, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit.

Ja çfarë shkruan ambasada shqiptare në Greqi:

Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.

Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjestdashurie për heroin tonë Eriko.