Dy të rinj shqiptarë të akuzuar për trafik droge janë përballur me drejtësinë greke.
Mësohet se një 31-vjeçar që u kap duke trafikuar tre kg hashash është lënë në arrest me burg, ndërsa 29-vjeçari është lënë i lirë me kusht.
Por dy të rinjtë i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të pakove që kanë transportuar dhe se arsyeja që e kanë pranuar ishte sepse u duheshin para.
Ndërsa nga ana e tij 29-vjeçari ka thënë se 31-vjeçari janë takuar ditën e arrestimit, kur i fundit i kishte thënë se do të shkonte të merrte një pako. Sipas 29 vjeçarit shqiptar, 31 vjeçari i kishte treguar atij se pakoja përmbante kanabis, por nuk i kishte treguar sasinë e saktë./gshqiptare/
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju