Ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur Bledi Nini, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendej për kurim në Itali.
Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, i ndjeri, i cili shërbente si mjek ORL në QSUT nuk ka mundur dot të jetojë. Mbi lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
“U nisa për në “Shkollën Tregtare” me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”- shkruan Leli./TCH
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dysh...
Jurgen Klopp, objektivi i Real Madridit
Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese, thotë se nga 140 de...
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...