Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë.
Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në një subjekt minerar, raporton A2cnn.
Policia e Shqipërisë njoftoi se aksidenti ndodhi pak minuta më parë, ndërsa grupi hetimor po punon zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Kujtojmë se në maj të këtij viti një 57-vjeçar humbi jetën në minierën e Katjelit, në Përrenjas, ndërsa në janar një 64-vjeçar në Bulqizë ndërroi jetë në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...