Një turiste gjermane mbeti e bllokuar në kanionet e Osumit, ndërsa ndërhyrja në kohë e policia ka bërë të mundur shpëtimin e saj pa lëndime.
Policia thotë se ishte njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjëherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje, raporton Top Channel.
Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese së bashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.
Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxor turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor./TCH/
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...