“Me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm, trupat tona stërviten për çdo sfidë që i pret në misionet ndërkombëtare”, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e cila ndau pamje nga stërvitja e trupave shqiptare në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s.
Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin në mision në Bullgari.
“Jemi në kuadër të stërvitjes për përgatitjen e trupave për dërgimin në mision që do të kryhet në Bullgari. Atje si mision kemi vigjilencën e përforcuar, e thënë ndryshe forca e përparuar e elementit tokësor”, thotë ai.
Ushtari IV, Samanda Gjini në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës thekson se në stërvitje parashikohet edhe zënia e pritave dhe pritja e urdhrave nga komandanti i skuadrës.
Nëntoger Blendi Meti, Komandant Toge, në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, “po zhvillojmë stërvitje taktike që të ndërtojmë një togë, të aftë, të motivuar dhe të bashkuar, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike, taktike dhe fizike që të përmbushim çdo detyrë me profesionalizëm dhe efikasitet”./atsh.al
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...