Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që frutat dhe perimet të tregtohen më shtrenjtë.
Në tregjet e Tiranës blerësit ankohen për çmimet, ndërsa tregtarët për rënie të shitjeve.
Më pak blerës sheh në tregje në Tiranë. Shkak janë bërë çmimet e frutave dhe perimeve. Rritje të ndjeshme të tyre kanë pësuar edhe produktet e stinës.
Blerësi 1: “Çmimet kanë shkuar në stratosferë. Rushi, brokoli, speci, të gjitha. Domatja 200-180 lekë kilja.”
Blerësja 2: “Thuajse të gjitha janë rritur me 30, 40, 50 lekë për ditë.”
Blerësi 3: “Domaten e kam blerë 120-130 lekë kilen, diçka që unë nuk e përballoj dot me rrogën që kam.”
Blerësja 4: “Domaten e bleva 120, për sezonin janë të shtrenjta po ku ti marrësh më ndryshe.”
Tregtarët e pakicës ankohen për koston që iu faturojnë tregtarët e shumicës, ndërsa thonë se vetë ruajnë një normë të ulët fitimi.
Tregtari 1:“E kam marrë 110 lekë. Hajde me mua atje të shikosh se sa do e marr domaten. Po e shes për 10 lekë, po rrin malli 2 ditë këtu nuk po shitet.”
Rritja e çmimeve sipas tyre, këtë sezon vjen për mungesë të prodhimit vendas. Reshjet kanë dëmtuar serat në shumë zona të vendit.
Tregtari 2: “S’ka Lushnja, baza është Lushnja. Malli tani vjen nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Si ta ul çmimin unë aq e blej, nuk e marr dot 120 dhe ta bëj 100 lekë. Blerës nuk ka pasur.”
Por jo të gjithë tregtarët flasin për rënie të shitjeve. Ata tek Pazari i Ri i gëzohen turistëve.
Tregtari 3: “Janë të mira në sezonin veror tani. Turistë ka shumë. Mallrat janë cilësore edhe shitje ka.”
Doganat raportojnë se importet e fruta-perimeve janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Instituti i Statistikave bëri të ditur se gjatë muajit korrik çmimet janë rritur me 2.3%. Më e ndjeshme kjo rritje ishte në grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike./abcnews.al
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj