Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Duke folur për mediat, Kapisyzi tha se pacienti është shtruar në spital më 25 tetor ndërsa shtoi se ai iu nënshtrua gjithë ekzaminimeve sipas protokolleve të caktuara.
Sipas asaj që deklaroi Perlat Kapisyzi, nga të dhënat që kanë mjekët, Preng Gjonaj nuk paraqiti ndryshime, apo shenja psikologjike jo normale.
Megjithatë, edhe pse ky është rasti i tretë që tek “Shefqet Ndroqi” pacientët vëtëhidhen, drejtori i këtij spitali nuk pati përgjigje rreth masave që mund të merren për të parandaluar këto ngjarje në vijim.
I pyetur nga gazetarët nëse do të vendosen kangjella apo masa të tjera sigure, Kapisyzi tha thjesht që ky është momenti për të respektuar dhimbjen e familjarëve dhe atë të personelit mjekësor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...