Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi (33 dhe 39 vjeç) në lidhje me çështjen e gjetjes së 3.5 milionë € në dy automjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar.
Lajmin e bën me dije gazeta belge “HLN” ditën e sotme në një artikull për ngjarjen në fjalë.
“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Në 24 qershor të 2018, autoritetet e rendit në Shqipëri zbuluan 3.5 milionë €dhe 80 mijë frangave zvicerane në dy automjete.
Policia belge po heton faktet për dy persona: Alfred Vladi (33 vjeç) dhe Elvis Vladi (39 vjeç). Të dy kushërinjtë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Çdo njeri që ka informacion rreth vendodhjes së tyre mund të kontaktojë hetuesit në numrin 0800/30 30 0 ose përmes mesazhit në adresën [email protected].”
Ia vlen të theksojmë se sipas mazhorancës, të shoqëruara dhe me footo akuzat e saj, vëllezërit Vladi janë financuesit e çadrës së PD dhe kanë bërë foto në zyrën e Lulzim Bashës.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...