Një vajzë e re në Tiranë ka denoncuar në polici nënën e të dashurit të saj, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj saj.
Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasen SH.A., 49 vjeçe, banuese në Tiranë, shkruan Lapsi.
20-vjeçarja G.S., tha në polici se gruaja ka ushtruar presion ndaj saj për të mos bashkëjetuar me djalin, me të cilin ajo ishte e lidhur.
E reja ka thënë se 49-vjeçarja ia kishte kthyer jetën në makth, pasi ushtronte presion ndaj saj duke i thënë se do e pësonte nëse nuk hiqte dorë nga i biri.
Pas denoncimit, ndaj 20-vjeçares u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndaj të dyshuarës materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...