Shumë media të huaja kanë bërë shkrimeë për vendin tonë, ku ftojnë shumë turistë që ta vizitojnë. Sipas medias së njohut zvicerane M20m, kërkesat për rezervime për vendin ballkanik po rriten nga viti në vit.
”Sidomos kryeqyteti, Tirana, është shumë popullor për turistët zviceranë”, shkruan m20min.
E dhëna e fundit statistikore nga platforma online Ebookers shkruan se Shqipëria është një destinacion turistik në rritje mes zviceranëve. Mes janarit dhe korrikut 2019, kërkesat për rezervime në hotele u rritën 80%, krahasuar me vitin e kaluar.
Nëse krahasojmë vetëm për kërkesat për muajin korrik, rritja është 180% krahasuar me një vit më parë.
Sipas Ebookers, gjysma e rezervimeve u bënë për destinacionet bregdetare. “Nëse Tirana është në krye të kërkesave, Durrësi dhe Saranda janë shumë popullore për pushime në det”, shkruan media eë njohur zvicerane. Kujtojmë që vendin tonë e vizitojnë shumë turistë zviceranë, gjatë vitit apo sezonit veror.
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë