Në ambientet e Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, u zhvilluan veprime praktike nga kursantët duke improvizuar rënien e një zjarri në objekt shumëkatësh.
Gjatë këtyre veprimeve u testua shpejtësia e daljes së kursantëve dhe personelit nga ambientet e godinës, por u praktikuan dhe modulet teorike të mësuara më parë për bashkëveprimet e koordinimin e strukturave të policisë, me ato të mbrojtjes kundër zjarrit dhe emergjencave shëndetësore në raste të tilla.
Ky testim u zhvillua mbi bazën e një plani të detajuar dhe u monitorua/filmua për tu analizuar gjatë procesit mësimor mbi veprimet e kryera, anët pozitive dhe të metat e konstatuara.
Këto prova emergjence dhe praktikat masive profesionale janë kërkesë e vijueshmërisë së procesit riakreditues 2027-2030 të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë.
Stafi i Akademisë së Sigurisë mbetet i përkushtuar që të bashkërendojë informacionet teorike me veprimet praktike, që kursantët të pajisen me informacion dhe njohuri praktike./atsh.al
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...