Në Kukës sonte janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të lagjes numër katër.
Top Channel shkruan se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.
Sipas informacioneve zyrtare, një person me inicialet U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një sherri me shtetasin A. A..
“Rreth orës 20:50, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.”, njofton policia, sipas TCh-së.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri