Policia e Shkodrës ka shoqëruar në polici shtetasin T.A për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e sotme ku pati të shtëna armësh në lagjen Parrucë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim si të dyshuar shtetasit G.U dhe H.M.
Sipas hetimeve, vetëm njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, ku si provë është gjetur gëzhoja. Mësohet se të shtënat filluan pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve.
Burimet folën për një shkëmbim zjarri mes dy makinave, por policia e Shkodrës në njoftimin paraprak tha se një person qëlloi në ajër.
Po sipas burimeve, të shtënat pasuan një konflikt të çastit mes disa të rinjve por për blutë e Shkodrës rrethanat jane ende të paqarta.
Për ngjarjen reagoi edhe ish deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku e cila akuzon kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm për situatën kriminale që po kalon kryeqendra e veriut.
Sipas demokratëve kjo situatë vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët./ora news.tv
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A