Disa të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar policinë e Tiranës këtë mbrëmje. Të shtënat janë dëgjuar në periferi të kryeqytetit, në Mullet.
Policia njofton se personi ka qëlluar në ajër me armë dhe është larguar me makinën e tij të llojit fuoristradë.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Njoftimi:
Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...