Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të propozojë zyrtarisht Beogradin si vend e mbajtjes së takimit të parashikuar mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Gjatë një fjalimi televiziv, Vuçiç deklaroi se Serbia do të ishte e interesuar të organizojë takimin mes liderëve të SHBA-së dhe Rusisë, duke garantuar nivelin e nevojshëm të sigurisë.
“Ky është vendi ku Presidenti Trump ka mbështetjen më të lartë në të gjithë Evropën. Asnjë vend tjetër nuk mund të arrijë nivelin e miratimit të Serbisë për Presidentin Trump… Dhe nga ana tjetër, ky është gjithashtu një vend ku Presidenti Putin është shumë , shumë popullor. Pra, mendoj se ky është vendi në planetin Tokë që u përshtatet shumë të dyve”, është shprehur Vuçiç.
Disa ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se tashmë po punonte për organizimin e një takimi me Putinin.
Duke komentuar këtë deklaratë, Kremlini vuri në dukje se udhëheqësi rus është “i hapur për kontakte”.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se Kievi pret që një takim midis Zelenskyt dhe Trump të zhvillohet menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar./rtsh.al
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...