Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, që është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit.
Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri.
“Shumë i lumtur për takimin miqësor me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit në Uashington. Një mik i Shqipërisë dhe vizitor i saj, ai kishte shumë dëshirë të mësonte për sulmet e fundit kibernetike të Iranit ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe rolin e Tiranës si Kryeqyteti Rinor Europian”, thekson Veliaj.
Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...