Moti i keq ka përfshirë zonën e Belshit dhe të Dumresë. Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë, ka përfshirë zonën.
Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike./abcnews
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...