Votimi për krijimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së studentëve, pavarësisht problemeve të tyre.
Nga Kryeministria ku po protestojnë në ditën e 10, ata u përcollën urimet për këtë ditë historike motrave dhe vëllezërve nga Kosova.
Studenti: Sot ndoshta ne nuk kemi shumë përkrahje, por sot është një ditë historike për motrat dhe vëllezërit tanë kosovarë. Është ngritur historia, është ngritur ushtria e Kosovës. Studentët shqiptarë e mbështesin Kosovën, i mbështesin vëllezërit kosovarë për këtë ditë historike të tyre. Për Kosovën të këndojmë himnin tonë kombëtar.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...