Pak e çuditshme, por e vërtetë. Në liqenin e Pogradecit janë rikthyer flamingot.
Prej gjashtë vitesh flamingot janë parë në ujërat e liqenit të Ohrit, një bukuri jo e zakonshme kjo pasi flamingot zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.
Edhe për specialistët prania e këtij shpendi ka të bëjë me tërheqjen e ujërave të liqenit duke krijuar kushtet e favorshme për qëndrim të përkohshëm të flamingove në liqenin e Ohrit.
Nëse gjatë viteve të fundit flamingot janë parë në fillim të vjeshtës këtë vit për herë të parë vijnë në pranverë, ku gjatë këtyre ditëve temperaturat kanë shkuar deri në -2 gradë.
Një gjë e tillë për specialistin e zonave të mbrojtura Gani Bego është e habitshme ndaj edhe për këtë specialist bën me dije se flamingot nuk do të qëndrojnë gjatë në ujërat e këtij Liqeni.
Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë vetëm katër shpendë të tillë./euronews
Kurti pritet në takim nga ish-presidenti Meta, e njofton për...
Dy ditë para ndeshjes me Andorrën, FFK-ja ka një thirrje për...
Rita Ora shfaqet tërheqëse teksa kishte shijuar një natë jas...
Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi IML-në ...
LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës
FSK pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriati...