Kryebashkiaku i Tiranës la burgun e Durrësit për gati tre orë mbasi me kërkesë të prokurorëve ai duhet të merrej në pyetje.
Për gati 1 orë e 30 minuta në prani të avokatit të tij kryetari i bashkisë ka dhënë qëndrimin e tij bëjnë me dije burimet. Të njëjtat burime pohuan se Erjon Veliaj është vënë në dijeni se përveç korrupsionit në nëntë raste dhe pastrimit të parave, po hetohet edhe për një vepër tjetër atë të futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim.
Dyshimet e prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani janë që kryebashkiaku ka folur përmes telefonit të një oficeri të burgut të Durrësit edhe ai nën verifikim.
Komunikimi i kësaj vepre u krye gjatë marrjes në pyetje të Veliajt.
Apeli nuk e ka zbardhur ende vendimin në të cilin aprovoi arrestin në burg jo vetëm për shkak të rrezikshmërisë së veprave për të cilat po hetohet kryebashkiaku por edhe për përpjekjet gjatë paraburgosjes për të ndikuar në procesin hetimor. Një ditë më parë në SPAK ishte edhe biznesmeni Elman Abule, për të cilin gjykata e apelit e zbuti masën duke e dërguar nga burgu në arrest shtëpie./tch
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...