SPAK ka dështuar në kapjen e porositësve të kokainës në portin e Durrësit

14:20 | 14 Tetor 2021

Prokuroria e Posaçme duket se ka dështuar në luftën kundër goditjes së krimit të organizuar lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. Rasti konkret ka të bëjë me kompaninë e bananeve ‘Alba Exotic Fruit’. Eskpertet e cilësojnë sjelljen e SPAK si me dy standarte, ndërkohë që ligji bllokon kompani edhe për shkelje të vogla, nga ana tjetër prokuroria mbyll sytë per një kompani aktiviteti i te ciles lidhet drejtpërdrejt me trafikun e kokainës.

Një kompani kaq e ekspozuar në trafikun e drogës dhe ta lësh që të punojë kaq lirshëm? Bizneset goditen për hiçgjë, i vnedoset gjobë për një punonjës të padeklaruar dhe mund ti bllokosh aktivitetin. Të trafikosh qindra kg kokainë dhe të vazhdosh aktivitetin kjo të lë shumë për të dëshiruar sa i takon SPAK.

Eksperti ngre shqetësimin se me procedurat e vonuara SPAK, nuk arreston porositësit e ngarkesave.

Ne po shikojmë që është i njëjti vend dërgues, i njëjti transportues dhe i njëjti pritës. Si përfundim digjen vetëm korierët dhe nuk arrin në përfundim të destinacionit. Kështu nuk arrihen të lokalizohet pronari i vërtetë i drogës.

Rexhepi thote se nuk përjashtohet mundesia që kapja e sasive te vogla mund të behet për të lejuar kalimin e ngarkesave të medha të kokainës.

Nuk përjashtohet mundësia që mund të digjet një sasi e vogël dhe jashtë vëmendjen së policisë të kalohen sasi më të mëdhaja.

Nga muaji korrik deri më tani, policia e Durrësit ka arritur që të kapë në 6 operacione sasi të mëdha droge në kontenierët me banane të Alba Exotic Fruit. /VizionPlus

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara