Situata është tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta dhe një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.
Në orët e mbrëmjes së të dielës, forca të shumta u vendosën në terren por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre.
Për këtë, sipas specialistëve të zonave të mbrojtura, por dhe kryetarit të bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.
“Katastrofë ekologjike”, e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër. /Telegrafi/
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...