Dy shqiptarë kanë tentuar të grabisin banesën e një 88-vjeçari grek.
Siç bëjnë me dije mediat greke, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Glyfada, një zonë në periferi të Athinës.
Dy shqiptarët kanë rrëmbyer 88-vjeçarin nga oborri i shtëpisë, duke e detyruar që të hynte me forcë në shtëpi për të marrë paratë dhe sendet me vlerë.
Por, greke ka kundërshtuar, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Shqiptarët, 28 dhe 18 vjeç shkuan më pas në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ata u vunë në pranga.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe greku, pasi akuzohet për plagosje. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve. /GazetaExpress/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...