Kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria e ka “absolutisht të pamundur” tërheqjen e qytetarëve që kanë ‘ngecur’ nëpër shtete të tjera për shkak të koronavirusit.
Në lidhje live për emisionin Opinion, Rama tha se ashtu si të gjithë, edhe ata qytetarë që kanë mbetur në vende të tjera i ka ‘kapur lufta botërore’. I pyetur nga analisti Artan Hoxha se përse qeveria nuk dërgon çarter (avionë të vegjël) për të tërhequr njerëzit që shumë mirë mund të mos kenë më as para e vend ku të jetojnë, Rama tha se është çështje lapsi.
-Qytetarë kanë mbetur jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk kanë me se të kthehen, çfarë po bën Ministria e Jashtme
Rama: Ju them që ka plasur lufta botëtore dhe askush s’ka gjë në dorë për të bërë gjë mbi këto pengesa. Saç është absurde, saç është skandaloze është dhe e thjeshtë. Ka plasur lufta botërore dhe njerëzit i ka gjetur në vende të ndryshme dhe ku ne e kemi të pamundur t’i tërheqim
-A mund t’i tërheqim ne psh shqiptarët që kanë mbetur në itali me një avion special?
Rama: E kemi absolutisht të pamundur.
-Po ata që kanë mbetur këtu?
Rama: Do qëndrojnë këtu deri kur të mbarojë lufta
-Disa prej atyre që kanë mbetur në vende tjera, mund të jenë në pamundësi financiare për të qëndruar atje. Pse të mos çojmë një avion çarter ne? Njerëzit duan argument që ta mirkuptojnë qeverinë që e ka të pamundur
Rama: Është përsëri llogari, është laps. Nëse ne do të shpenzimin për avionë, nuk do të kishim mundësi të shpenzonim aq shumë për ata njerëz që presin tek dera t’u vijë rroga./Express
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit