Shqipëria ka shënuar përmirësim të indeksit vjetor për lirinë e shtypit, sipas raportit të fundit të organizatës Reporterët pa Kufij. Shqipëria renditet në vend të 80-të nga 180 shtete të marra në analizë, duke u përmirësuar me 19 vende nga viti 2024.
Megjithatë, raporti i RSF thekson se ndër sfidat kryesore që lidhet me problemet me medien në Shqipëri është konflikti i interesit dhe pavarësia ekonomike.
“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medies kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.
Në rajonin e Ballkanit, raporti thekson një rënie të përgjithshme të lirisë së medies. Mali i zi është vendi që qëndron i renditur më mirë, në vend të 37-të, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia. Edhe Kosova ka shënuar rënie në indeksin vjetor të lirisë mediatike, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Raporti i Reporterëve pa Kufij për 2025 thekson se “një ndër faktorët kyç që po e dobëson medien është presioni ekonomik, i lidhur ngushtë me përqendrimin e pronësisë, varësinë nga reklamuesit dhe mungesën e mbështetjes publike transparente”.
Sipas RSF-së, pa pavarësi ekonomike nuk mund të ketë shtyp të lirë, pasi mungesa e qëndrueshmërisë financiare i ekspozon mediet ndaj ndikimeve politike dhe interesave të ngushta të biznesit.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...