Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar një shtrëngim të masave. I ftuar në “Report Tv”, Brataj tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit. Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit me Covid-19.
“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.
Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. “Lock Down” është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 1052 persona të prekur me Covid-19 dhe 14 persona humbën jetën.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...